MBROJTJA E TË DHËNAVE

Përgjegjëse për përpunimin e të dhënave tuaja personale në faqen tonë është „TSC Food Products GmbH“, me seli në „Bahnhofplatz 1, 4600 Wels“. Të dhënat e „TSC Food Products GmbH“ mund t’i gjeni tek të dhënat ligjore.

Ne e marrim shumë seriozisht mbrojtjen e të dhënave tuaja personale. Ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale në përputhje me rregulloret ligjore për mbrojtjen e të dhënave dhe në përputhje me këtë deklaratë të mbrojtjes së të dhënave. Përdorimi i faqes sonë të internetit mundësohet përgjithësisht edhe pa ofruar të dhëna personale. Lidhur me mbledhjen e të dhënave personale (për shembull: emri, adresa apo adresat e emailit) në faqen tonë, kjo kryhet në maksimumin e mundshëm me vullnetin tuaj të lirë. Për më tepër, të dhënat personale mblidhen nëse ju na i jepni ato vetë, p.sh. duke na kontaktuar me email, nga kontakti në panairet tregtare, nga kontaktet e biznesit, etj. Të dhënat tuaja të dorëzuara me pëlqimin tuaj do të ruhen vetëm për qëllimin përkatës (përpunimin e kërkesës, transaksion biznesi, etj.).

PËRPUNUESI, MARRËSI
Ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale me ndihmën e përpunuesve, të cilët na ndihmojnë të ofrojmë shërbimet (p.sh. hostimi i faqes, buletini me email, shërbimi i dërgimit). Këta përpunues janë të detyruar t’i mbrojnë rreptësisht të dhënat tuaja personale dhe nuk u lejohet të përpunojnë të dhënat personale për qëllime të tjera nga ofrimi i shërbimeve tona. Transferimi i të dhënave tuaja personale ndodh vetëm ndaj operatorëve të shërbimeve ekonomike, si p.sh. bankave (në rastin e transfertave drejt jush), konsulentëve tatimorë (nëse ndodhin në departamentin tonë të kontabilitetit), operatorëve të dërgimit (në rast dërgimi drejt jush), etj.

SKEDARËT E PERSONALIZIMIT (COOKIES)
Kjo faqe përdor skedarë personalizimi. Skedarët e personalizimit i bëjnë faqet e internetit më praktike dhe efikase për përdoruesit. Skedari i personalizimit është një skedar i vogël teksti që përdoret për ruajtje informacioni. Kur vizitoni një faqe, kjo e fundit mund të vendosë një skedar personalizimi në kompjuterin e vizitorit të faqes. Nëse përdoruesi e viziton më vonë faqen, kjo e fundit mund t’i lexojë të dhënat e ruajtura në skedarin e mëparshëm të personalizimit, si p.sh. për të përcaktuar nëse përdoruesi e ka vizituar më parë faqen dhe për cilat pjesë të faqes kishte një interes të veçantë. Më shumë informacion për skedarët e personalizimit mund të gjeni në WIKIPEDIA.

NDRYSHIMI I CILËSIMEVE PËR SKEDARËT E PERSONALIZIMIT
Mënyrën se si vepron shfletuesi i internetit me skedarët e personalizimit, se cilët prej këtyre lejohen apo refuzohen, përdoruesi mund ta përcaktojë te cilësimet e shfletuesit. Se ku ndodhen konkretisht këto cilësime, kjo varet nga shfletuesi përkatës. Informacion të detajuar mund të gjeni përmes funksionit të ndihmës së shfletuesit përkatëse. Nëse e kufizoni përdorimin e skedarëve të personalizimit, ka mundësi që të mos përfitoni nga përdorimi i të gjitha funksioneve të kësaj faqeje.

SKEDARËT E PERSONALIZIMIT NË FAQEN TONË
Faqja jonë e internetit i përpunon këta skedarë personalizimi: Analiza e faqes „Google Analytics“ përdoret për ruajtjen e të dhënave të anonimizuara të përdoruesve për „Google Analytics“, ndërsa reklamimi „DoubleClick Ad Exchange“ nga „Google“ përdoret për kontrollin e reklamave në rrjetin e reklamimit të „Google“

SKEDARI I EVIDENCËS SË SERVERIT
Për qëllimet e monitorimit të funksionimit teknik dhe rritjen e sigurisë operative të serverit të internetit, në bazë të interesave legjitime prioritare të palës përgjegjëse (masat e sigurisë teknike), kjo faqe përpunon të dhënat e mëposhtme personale në një skedar evidence serveri: – materialin e hapur – kohën e kërkesës së serverit – llojin/versionin e shfletuesit – sistemin e përdorur operativ – adresën referuese URL – adresën IP. Këto të dhëna ruhen vetëm përkohësisht për një periudhë prej maks. 24 orësh. Në vijim, adresat IP anonimizohen.

GOOGLE ANALYTICS
Kjo faqe interneti përdor „Google Analytics“, një shërbim analize faqesh interneti i ofruar nga „Google Inc“, me seli në „1600 Amphitheater Parkway Mountain View, CA 94043, SHBA“ (në vijim „Google“), mbi bazat ligjore të interesit legjitim prioritar (analizë të përdorimit të faqes së internetit). Ne kemi një marrëveshje me „Google“ për përpunimin e të dhënave me kontratë. Kur hapni faqen tonë, softueri lidhet me serverët e „Google“ dhe ia përcjell të dhënat serverëve të „Google“, disa prej të cilëve ndodhet në SHBA. „Google Analytics“ përdor gjithashtu skedarë për ruajtjen e informacionit për përdoruesin e faqes dhe për të analizuar përdorimin e faqes nga ana e përdoruesve të saj. Kjo faqe përdor funksionin „anonimizim i IP“. Si rezultat, adresa juaj IP do të cungohet dhe kësisoj do të anonimizohet nga „Google“ brenda shteteve anëtare të Bashkimit Evropian apo shteteve të tjera nënshkruese të marrëveshjes në Zonën Ekonomike Evropiane. Vetëm në raste të jashtëzakonshme adresa e plotë IP i dërgohet një serveri të „Google“ në SHBA dhe cungohet atje. Sipas „Google“, kjo e fundit do t’i përdorë të dhënat e mbledhura për të vlerësuar përdorimin e faqes së internetit, për të përpiluar raporte lidhur me aktivitetin në faqe dhe për të ofruar shërbime të tjera në lidhje me aktivitetin në faqe dhe me përdorimin e internetit. „Google“ ua transferon këto informacione edhe palëve të treta nëse kjo kërkohet nga legjislacioni apo nëse palët e treta i përpunojnë këto të dhëna për llogari të „Google“. Për informacion të detajuar mbi administrimin e të dhënave të përdoruesit në „Google Analytics“, shihni deklaratën e mbrojtjes së të dhënave të „Google“ ose të „Google Analytics“.

ÇAKTIVIZIMI I „GOOGLE ANALYTICS“
Në përgjithësi mund ta parandaloni mbledhjen të dhënave tuaja të përdorimit në faqen tonë duke aktivizuar opsionin „Do Not Track“ (Mos gjurmo) në shfletuesin tuaj. Faqja jonë e respekton sinjalizimin „Do Not Track“ që shfletuesi juaj u dërgon të gjithave faqeve të internetit. Në përgjithësi mund ta parandaloni mbledhjen e të dhënave tuaja të përdorimit nga „Google Analytics“ për të gjitha faqet, duke shkarkuar e instaluar një modul shfletuesi që ofrohet në lidhjen e mëposhtme: https://tools.google.com/dlpage/ gaoptout?hl= en Mbledhjen e të dhënave tuaja në këtë faqe nga „Google Analytics“ mund ta parandaloni vetëm duke klikuar lidhjen e mëposhtme. Një opsion konfigurohet në memorien e shfletuesit tuaj që parandalon mbledhjen e të dhënave tuaja në vizitat e ardhshme në këtë faqe:

Gjurmimi përmes „Google Analytics“ në këtë faqe është AKTIV. Klikoni këtu për ta çaktivizuar gjurmimin.

TË DREJTAT TUAJA
Ju gëzoni të drejtën për informim, korrigjim, fshirje dhe kufizim të përpunimit të të dhënave personale. Duke qenë se baza juridike për përpunimin e të dhënave tuaja personale është dhënia e pëlqimit nga ju vetë apo një marrëveshje e lidhur me ju, ju gëzoni gjithashtu të drejtën të transferoni të dhëna. Ju gëzoni të drejtën të tërhiqni çdo lloj pëlqimi të dhënë për përpunimin e të dhënave tuaja personale. Ligjshmëria e përpunimit të të dhënave personale deri në çastin e tërheqjes së pëlqimit nuk preket nga kjo tërheqje. Ju gëzoni të drejtën ta kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja personale për qëllime reklamimi të drejtpërdrejtë. Në rast kundërshtimi, të dhënat tuaja personale nuk do të përpunohen më për qëllime reklamimi të drejtpërdrejtë. Kërkesat tuaja në lidhje me informimin, korrigjimin, fshirjen, kufizimin e përpunimit, tërheqjen apo kundërshtimin duhet të drejtohen me shkrim tek „TSC Food Products GmbH, Bahnhofplatz 1, 4600 Wels“ ose me email në adresën info@tsc.at. Për më tepër, ju gëzoni të drejtën të ankoheni pranë autoritetit mbikëqyrës (Autoriteti Austriak për Mbrojtjen e të Dhënave: „Österreichische Datenschutzbehörde, Wickenburggasse 8, 1080 Vienna“, email: dsb@dsb.gv.at).

DIZAJNI DHE PROGRAMIMI
Agjencia e reklamimit dhe e prezencës online „REICHLUNDPARTNER“